Nesër gjakovarët mblidhen për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë në kishën ortodokse

Gjakova

Nesër gjakovarët mblidhen për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë në kishën ortodokse

Më: 5 janar 2020 Në ora: 16:39
Ilustrim

Nesër, më 6 janar në Kishën Ortodokse në Gjakovë pritet të vijnë pelegrinë serbë.

Për të kundërshtuar ardhjen  e tyre, përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se familjarë të personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, por edhe qytetarë do të mblidhen nesër në orën 08:30 para kishës.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që protestohet kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën Ortodokse në Gjakovë dhe në qytetet e tjera të vendit tonë.

Kjo për qytetarët është e padrejtë dhe provokim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat