Gjakovë, protestohet kundër ardhjes së serbëve, policia e konfirmon, serbët nuk shkojnë në Gjakovë

Gjakova

Gjakovë, protestohet kundër ardhjes së serbëve, policia e konfirmon, serbët nuk shkojnë në Gjakovë

Më: 6 janar 2020 Në ora: 09:34
Gjakovë, protestohet kundër ardhjes së serbëve

(E plotësuar) - Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë informatë në rrugë zyrtare se në Gjakovë do të vijnë serbë.

“Jo nuk kemi paralajmërim zyrtar se do të vinë dhe asesi nuk do të vijnë për shkak se nuk kemi paralajmërim zyrtar deri më tani”, tha Gjokaj.

Ai shtoi se protestuesit janë në të drejtën e tyre për protestë ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat [për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

“Ne kemi marrë masat për ta ruajtur rendin dhe qetësinë publike, protestuesit kanë të drejtë të protestojnë. Deri më tani gjithçka është në rregull”, shtoi ai.

Në fund, Gjokaj tha se së shpejti pritet shpërndarja e protestuesve.

***

Qytetarët gjakovarë, ashtu sikurse çdo 6 janar, po protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën ortodokse të këtij qyteti.

Në mesin e protestuesve janë edhe nënat gjakovare nga shoqata “Thirrjet e Nënave” që kërkojnë zbardhjen e fatit të bijve dhe bijave të tyre të zhdukur në luftën e fundit.

Në duar mbajnë fotografitë e të gjithë të zhdukurve të këtij qyteti dhe me mbishkrimin “Gjakova nuk harron”.

Protestuesit thonë se në mesin e atyre të cilët vijnë në Gjakovë janë edhe kriminelë të cilët kanë kryer krime gjatë luftës.

Ende nuk bëhet e ditur nëse serbët do të vijnë në Gjakovë ose jo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat