Gjashtë muaj burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjakova

Gjashtë muaj burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë - Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me gjashtë muaj heqje lirie I. M. për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Dënimi me kërkesë dhe pëlqimin e të akuzuarës, i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 3400 euro, i cili do të paguhet në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Gjithashtu, e pandehura I. M., obligohet që palës së dëmtuar, Komuna e Malishevës t’ia kompensojë dëmin në shumën prej 8.728,90 euro në afat prej dy muaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Po ashtu, I.M. është obliguar që të paguajë shpenzimet procedurale në shumën prej 408.80 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej 50 euro si dhe shumën prej 50 euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të pandehurës I. M., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar, shef i Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete apo tjetrin me rastin e inicimit të “kërkesës për furnizim me kabllo elektrike” për nevojat e fshatit Gajrak të Komunës së Malishevës, dhe menaxhimit të kontratës së prokurimit, në vlerë prej 8.728.90 euro, nga kompania N.T.SH “L.” me seli në Malishevë, të cilën kabllo edhe pse e ka pranuar, duke e konfirmuar në bazë të raportit të 27 tetorit 2015, nuk vërtetohet se e njëjta është investuar në fshatin Gajrak të Komunës së Malishevës, por është vërtetuar se kabllo elektrike për nevojat e këtij fshati ishte investim i KEDS �€ “ Distriktit në Gjakovë.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat