Kujdes ku pini duhan: Mund të gjobiteni me 50 dhe 3000 euro, në Gjakovë

Gjakova

Kujdes ku pini duhan: Mund të gjobiteni me 50 dhe 3000 euro, në Gjakovë

Më: 30 janar 2020 Në ora: 11:08
Ilustrim

Duhanpirësit në komunën e Gjakovës tani duhet të kenë kujdes më të shtuar se në cilat hapësira lejohet konsumimi i duhanit.

Kjo pasiqë Inspektorët Sanitar janë duke kontrolluar “me të madhe” mbikëqyrja e zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit.

Sipas një qytetarjeje në vikendin e kaluar në Gjakovë janë gjobitur disa persona fizik në një kafiteri për pirjen e cigares.

Artan Hoxha, udhëheqës i Sektorit për Inspektime në Gjakovë, për mediat, ka thënë se nga viti i kaluar dhe deri më tani janë shqiptuar mbi 35 gjoba.

“Inspektorët Sanitar në Komunën e Gjakovës, përveç detyrave dhe përgjegjësive tjera që kanë, sigurisht që mbikëqyrin edhe zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit.

Nga viti i kaluar dhe deri me tani janë shqiptuar mbi 35 gjoba, ndërsa janë dhëne dhe shume vërejtje nga ana e Inspektorëve Sanitar”, ka thënë ai.

Hoxha bëri të ditur se se gjobat janë shqiptuar edhe për persona fizik, 50 euro dhe për subjektin afarist 3000 euro.

Ndërsa për personin përgjegjës 500 euro.

“Gjobat janë shqiptuar edhe për persona fizik dhe për persona përgjegjës, ndërsa për subjektin afarist lëndët janë procedura në Gjykatë. Gjobat për personin juridik-subjektin afarist janë 3000 euro, për personin fizik 50 euro, ndërsa për personin përgjegjës 500 euro, ashtu siç dhe është e përcaktuar me ligjin për kontrollin e duhanit.

Inspektorët Sanitar në Komunën e Gjakovës në vazhdimësi kryejnë inspektime në kuadër të kompetencave të tyre, ku ndër to është edhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit”, shtoi udhëheqësi i Sektorit për Inspektime./

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat