​MSH deklarohet rreth prodhimit të maskave në Gjakovë

Gjakova

​MSH deklarohet rreth prodhimit të maskave në Gjakovë

Më: 19 mars 2020 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë është deklaruar lidhur me fillimin e prodhimit të maskave nga një biznes prodhues në komunën e Gjakovës.

Në një komunikatë për media thuhet se produktet e tilla nuk janë pajisje medicinale dhe nuk kanë certifikatë që garantojnë standardet e cilësisë së prodhimit si pajisje medicinale.

MSH deklaron se nuk është në kompetencë të saj dhe as të njësive të saj vartëse ndërmarrja e ndonjë veprimi në raport me këtë veprimtari të subjektit prodhues.

Çështja e subjekteve prodhuese është më tepër në përgjegjësitë e Ministrisë së Ekonomisë dhe mekanizmave mbikëqyrës e zbatues të saj.

MSh shpreson që kjo çështje të adresohet në mënyrën adekuate në interes të qytetarëve, pa e cenuar afarizmin brenda kuadrit ligjor të subjektit afarist. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat