Drejtori i Spitalit: Të gjitha rastet me COVID-19 në Gjakovë u infektuan nga infermieri i spitalit

Gjakova

Drejtori i Spitalit: Të gjitha rastet me COVID-19 në Gjakovë u infektuan nga infermieri i spitalit

Më: 24 mars 2020 Në ora: 18:57
Ilustrim

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala ka folur për gjendjen e pacientëve të prekur me COVOD-19 nga kjo komunë.

Shala ka thënë se të gjitha rastet e prekura nga coronavirusi në Komunën e Gjakovës janë si rezultat i kontakteve që ata kanë pasur me të infektuarin e parë.

“Për fat të mirë qysh ditën e parë kur infermieri ka rezultuar pozitiv është izoluar në shtëpinë e vet. Edhe infermieri edhe gruaja e tij që poashtu është infermiere janë izoluar. Dje kemi bërë testet dhe për fat të keq një person tjetër na ka dalë pozitiv”, tha ai për RTV Dukagjini.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se të pesë rastet nga Komuna e Gjakovës janë si pasojë e kontaktit me një person dhe sipas tij këto gjurmë janë vërtetuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat