Polici i infektuar me COVID-19 drejt shërimit, në rajonin e Gjakovës edhe tetë të tjerë në vet izolim - Bota Sot
Polici i infektuar me COVID-19 drejt shërimit, në rajonin e Gjakovës edhe tetë të tjerë në vet izolim

Gjakova

Polici i infektuar me COVID-19 drejt shërimit, në rajonin e Gjakovës edhe tetë të tjerë në vet izolim

Më: 9 prill 2020 Në ora: 17:39
Lumni Graishta

Policët e Kosovës të cilët janë në detyrë të vazhdueshme në kohë pandemie vazhdojnë të jenë mjaft të rrezikuar nga infektimi me COVID-19.

Një rast i tillë është edhe arrestimi i dy tregtarëve nga Malisheva që kishin shkelur rregullat e karantinës e që të njëjtit më pas kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Policia rajonale kishte vepruar duke arrestuar dy tregtarët e që më pas i kishin sjellë në stacionin policor me vendim të prokurorit të shtetit. Në ndërkohë ne kemi kuptuar se disa familjarë të tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ku është bërë testimi i tyre. Të njëjtit kanë rezultuar pozitiv me coronavirus”, thotë Lumni Graishta – drejtor i Policisë në Gjakovë.

Ai thotë se pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, tre nga shtatë zyrtarët policor që kanë pasur kontakte me të arrestuarit janë dërguar në vet izolim ndërsa katër të tjerët kanë vazhduar punën pa pasur nevojë për izolim.

Drejtori i Policisë në Gjakovë thotë se në këtë zonë deri më tani janë nëntë zyrtarë policor në izolim.

“Në zonën e përgjegjësisë që e mbulon Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës ku përfshihen edhe Rahoveci dhe Malisheva janë nëntë zyrtarë policorë të vet izoluar ku njëri nga ta tashmë është konfirmuar me coronavirus”.

Graishta thotë se zyrtari policor i infektuar është në karantinë prej dy javësh dhe i njëjti para dy ditësh ka rezultuar negativ në testin e parë bashkë me katër anëtarët e familjes që po ashtu kanë qenë të infektuar.

“Dje është bërë edhe testi i dytë dhe po shpresojmë se edhe aty do të del negativ…Zyrtari policor i infektuar është nga Malisheva dhe është infektuar nga një familjar që kishte ardhur nga Prishtina”.

Drejtori i Policisë në Gjakovë thotë se pjesa tjetër e zyrtarëve policor të karantinuar ose kanë qenë jashtë shtetit ose kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat