​KRU "Gjakova" kërkon nga qytetarët të kryejnë pagesat e ujit - Bota Sot
​KRU "Gjakova" kërkon nga qytetarët të kryejnë pagesat e ujit

Gjakova

​KRU "Gjakova" kërkon nga qytetarët të kryejnë pagesat e ujit

Më: 4 maj 2020 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

KRU "Gjakova" u bën thirrje publike të gjithë konsumatorëve që sipas mundësive që kanë aktualisht, të bëjnë pagesat kundrejt ujit të shpenzuar duke mundësuar një funksionim sa më normal të veprimtarisë së kësaj kompanie.

Në një komunikatë për media thuhet se të gjitha pikat e shitjes së KRU Gjakova janë duke punuar me orar të rregullt nga ora 08:00 deri 16:00 dhe se kjo vlen për të gjithë zonën operative si Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Përveç pikave të shitjes pagesat mund të kryhen edhe në bankat komerciale, në të gjitha pikat e Western Union dhe MoneyGram. Po ashtu në funksion janë edhe arkat mobile ku konsumatorët mund të kryejnë pagesat.

KRU "Gjakova" kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve që të kryejnë me rregull pagesat e tyre, dhe një ndër arsyet është mos grumbullimi i borxhit dhe stabiliteti financiar i kompanisë.

Po ashtu, kërkohet nga konsumatorët të cilët drejtohen për të marrë shërbimet e nevojshme që t’i respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë në kujdesin e shtuar social si dhe pajisjen me masat mbrojtëse.

Gjatë kohës me pandemi, KRU “Gjakova” është duke punuar me të gjitha masat e shtuara operative, në mënyrë që të furnizojë konsumatorët pa ndërprerje me ujë të pijes.

KRU “Gjakova” është kompani vetëfinancuese ku të gjitha të hyrat shpenzohen për nevoja të kompanisë të cilat nevoja ndërlidhen me shërbime ndaj konsumatorëve, efikasitetin e prodhimit, mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, pagesat ndaj furnitorëve, pagesat e punëtorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat