Lehtësimi i masave kufizuese në vend, duket se po keqpërdoret nga një pjesë e qytetarëve.
Në shumë qytete të Kosovës, sot është parë lëvizje shumë e madhe e qytetarëve, që nuk konsiderohet si shumë normale për situatën e krijuar pas përhapjes së pandemisë.
E diçka e tillë është duke ndodhur edhe në Gjakovë.
Në rrjete sociale është shpërndarë një video, ku shihen një numër i madh qytetarësh duke lëvizur grumbull në qytetin e Gjakovës. Disa shihen teksa lëvizin me këmbë, e të tjerë më biçikleta.
Madje, video është xhiruar pak minuta më parë, në orët e vona të natës.
Përkundër se masat e lëvizjes së qytetarëve janë zbutur nga shteti, lëvizja në orët e vona të natës vazhdon të jetë e ndalur, përveç në rastet e domosdoshme.