Gjakovë, protestuesit kundërshtojnë projektin për zgjerimin rrugës kryesore

Gjakova

Gjakovë, protestuesit kundërshtojnë projektin për zgjerimin rrugës kryesore

Më: 15 maj 2020 Në ora: 11:10
Protesta

Komuna e Gjakovës sot kishte planifikuar të niste projektin për zgjerimin e segmentit kryesor të rrugës “Nënë Tereza”, me qëllim të rregullimit të trotuareve, lirimit edhe të një korsie për qarkullim, rregullimit të ndriçimit publik dhe mbjelljes së pemëve të reja përgjatë kësaj rruge.

Mirëpo, protestues të mbledhur te vendi ku pritej të fillonin punimet të mbështetur nga dy partitë opozitare Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë kundërshtuan këtë projekt.

Më pas erdhi edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili shkurt deklaroi se projekti ishjte konsultuar me bizneset, mirëpo hasi në kundërshtimin e protestuesve.

Komuna thotë se ky projekt është hartuar dhe do të implementohet për të përmirësuar dhe shtuar efektshmërinë e rrugës kryesore të qytetit e cila paraqet arterien kryesore të zhvillimit, e që është në të mirën e të gjithë qytetarëve të Gjakovës.

Gjini tha se siguroi të gjithë pronarët e objekteve përgjatë kësaj rruge se Komuna e Gjakovës ka menduar paraprakisht për interesin e tyre dhe se nuk do të cenohen aktivitetet e tyre biznesore dhe jetësore pasi që nuk do të mbyllet qarkullimi i rrugës gjatë kryerjes së punimeve.

Sipas Komunës së Gjakovës, detajet e punimeve iu janë bërë me dije qytetarëve në dëgjimin publik për këtë projekt, por edhe përfaqësuesve të bizneseve në takimin me kryetarin e Komunës, mbajtur më datë 12 maj 2020.

Politizimin e këtij projekti Gjini e quajti turp, pasi tha se peticioni i bizneseve është iniciuar nga partitë opozitare.

***

Në Gjakovë protestohet kundër projektit për zgjerimin e rrugës kryesore (Drejtperdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat