​Haradinaj: Jabllanica u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së atdheut

Gjakova

​Haradinaj: Jabllanica u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së atdheut

Më: 17 maj 2020 Në ora: 14:14
Haradinaj ka kujtuar betejën e Jabllanicës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar betejën e Jabllanicës.

Ai ka shkruar për rezistencën e madhe të bërë nga kjo anë ndaj armikut, si dhe për fitoren e madhe të 17 majit të vitit 1999.

Haradinaj ka thënë se në Ditën e Dëshmorëve të Gjakovës, kujtojmë me nderim të gjithë të rënët për liri dhe kontributin madhor që dha kjo komunë në luftën për liri.

Ky është postimi i tij i plotë:

Jabllanica, e cila ka rezistuar me armë në dorë plot një shekull, është reflektim i shpirtit liridashës të shqiptarëve ndër breza. Ajo ishte strehë e UÇK-së që nga embrioni i saj, nga ku u mobilizuan e u nisën në beteja mijëra luftëtarë lirie.

Jabllanica, me fitorën e madhe të 17 majit 1999, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Në Ditën e Dëshmorëve të Gjakovës, kujtojmë me nderim të gjithë të rënët për liri dhe kontributin madhor që dha kjo komunë në luftën për liri. Lavdi të gjithë martirëve, dëshmorëve e heronjve të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat