19 punonjësit e spitalit regjional “Isa Grezda” në Gjakovë dalin negativ me Covid-19

Gjakova

19 punonjësit e spitalit regjional “Isa Grezda” në Gjakovë dalin negativ me Covid-19

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 20:21
Ilustrim

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kishte ngritur të mërkurën shqetësime se mund të ketë një vatër të re të koronavirusit në Gjakovë. Kjo për shkak se një paciente nga Rahoveci doli pozitiv ndërkohë që kishte qëndruar më shumë se një javë në spitalin regjional të Gjakovës “Isa Greza”.

Megjithatë, asnjë prej 19 punonjësve të dyshuar me Covid-19 në këtë spital nuk ka dalë pozitiv me virusin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë spitali regjional “Isa Grezda” nëpërmes një komunikate për medie.

‘’Të gjithë punëtorët shëndetësor të Spitalit, të cilët janë testuar për COVID-19, gjithsejtë 19 persona, kanë rezultuar NEGATIV.’’, thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e këtij spitali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat