Gjashtëvjeçarja nga Gjakova ka nevojë urgjente për ndihmë për trajtim jashtë vendit - Bota Sot
Gjashtëvjeçarja nga Gjakova ka nevojë urgjente për ndihmë për trajtim jashtë vendit

Gjakova

Gjashtëvjeçarja nga Gjakova ka nevojë urgjente për ndihmë për trajtim jashtë vendit

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:07
Olgesa Lleshi

Gjashtëvjeçarja nga Gjakova, Olgesa Lleshi, vuan nga sëmundja e rëndë Leukemia Akute Lymphoblastic, dhe i duhet ndihmë për trajtim emergjent jashtë vendit.

Orgesa është jetime me mungesën e babait, dhe vetëfinancimin e ka të pamundur.

Veç dhimbjeve, gjendja vështirësohet meqë trajtimi i saj mund të realizohet vetëm në Turqi.

Shuma e cila nevojitet për trajtimin e gjashtëvjeçares nga Gjakova, është 130.000 Euro, ndërsa deri tani nga bamirësit i janë siguruar vetëm 60.000 prej tyre.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë Olgesën, në grumbullimin edhe të 70.000 eurove të tjera, mund të telefononi në numrin e nënës së saj Laureta Lleshi: 043 752 801

Apo të dorëzoni mjetet në iban: XK05 20-14-0000075805-37

SWIFT KOD-in: TEBKXKPR

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat