Policia jep detaje për ikjen e gruas me COVID-19 nga Spitali i Gjakovës - Bota Sot
Policia jep detaje për ikjen e gruas me COVID-19 nga Spitali i Gjakovës

Gjakova

Policia jep detaje për ikjen e gruas me COVID-19 nga Spitali i Gjakovës

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 10:19
Foto Ilustrim

Një grua e infektuar me virusin COVID-19, kishte arritur të ikte dje nga Spitali Rajonal i Gjakovës.

Lidhur me rastin policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje, duke bërë të ditur se e dyshuara nga Spitali kishte shkuar në shtëpi.

E njëjta nga ekipi mjekësor është kthyer sërish në spital.

“Fsh. Sapniq, Rahovec 02.07.2020-10:30. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Gjakovë e infektuar me COVID-19, ka arritur të largohet nga aty dhe të shkojë në shtëpinë e saj. Ekipi mjekësor ka arritur ta marr të dyshuarën dhe ta sistematizojë në Spitalin e Gjakovës”, thuhet në raportin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat