Bixhoz në Gjakovë, konfiskohen 56 mijë euro dhe 31 tiketa të basteve

Gjakova

Bixhoz në Gjakovë, konfiskohen 56 mijë euro dhe 31 tiketa të basteve

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 12:45
Gjakova

Kosovarët po vazhdojnë të merren me bixhoz, ani pse kjo veprimtari ishte ndaluar nga Qeveria Haradinaj, shkak i vrasjeve që kishin ndodhur nëpër bastore.

E dje Policia e Kosovës në Gjakovë ka kapur një person i cili ishte duke e zhvilluar këtë veprimtari të kundërligjshme.

Sipas njoftimit të Policisë në vendin e të dyshuarit janë konfiskuar 56 mijë euro para të gatshme,  një shtëpizë kompjuterike, një printer, katër televizor, një fletore dhe tridhjetë e një tiketa të basteve.

I dyshuari pas arrestimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 05.07.2020 – 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke punuar në një bastore. Nga polica janë gjetur dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një printer, katër televizor, një fletore, tridhjetë e një tiketa të basteve dhe 56.90 euro para të gatshëm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat