Kryetari i Gjakovës njofton për vdekjen e afaristit të suksesshëm nga koronavirusi

Gjakova

Kryetari i Gjakovës njofton për vdekjen e afaristit të suksesshëm nga koronavirusi

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 13:17
Ardian Gjini

Brenda 24-orëve te fundit dy qytetarë të Komunës së Gjakovës kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Për këto dy vdekje ka shkruar kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

“Pandemia Covid-19 po vazhdon të jetë e pamëshirshme, duke larguar herët nga ne policin shembullor Ilir Gjokaj dhe afaristin e suksesshëm Avdi Avdija, dy qytetarë të dalluar dhe kontributdhënës të palodhur për shoqërinë tonë”, ka shkruar Gjini.

Postimi i tij i plotë:

Jemi thellësisht të pikëlluar me lajmin për humbjen e jetës së dy bashkëqytetarëve tanë ditën e djeshme.

Pandemia Covid-19 po vazhdon të jetë e pamëshirshme, duke larguar herët nga ne policin shembullor Ilir Gjokaj dhe afaristin e suksesshëm Avdi Avdija, dy qytetarë të dalluar dhe kontributdhënës të palodhur për shoqërinë tonë.

Humbja e tyre, përveç dhembjes, është edhe një rikujtim për të gjithë ne, se ky virus tashmë po na kërcënon të gjithve pa asnjë përjashtim.

Duke shprehur ngushllimet më të sinqerta për familjet Gjokaj e Avdija, per miqtë e bashkëpunëtorët e dy të ndjerëve, lusim të gjithë qytetarët që të shtojnë maksimalisht kujdesin dhe të respektojnë gjatë tërë kohës masat e kërkuara nga profesionistët shëndetësor.

Të mos harrojmë se jeta jonë, jeta e secilit qytetar të komunës së Gjakovës, në këto momente është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

Lutemi që humbja e Ilirit dhe Avdiut të jenë humbjet tona të fundit.

Nderim i përjetshëm për Ilir Gjokajn e Avdi Avdiun!.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat