Dy të vdekur për 24 orë nga Koronavirusi në Gjakovë, Gjini apelon për kujdes maksimal

Gjakova

Dy të vdekur për 24 orë nga Koronavirusi në Gjakovë, Gjini apelon për kujdes maksimal

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 14:01
Ardian Gjini

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të dy gjakovarëve.

Gjini thekson se humbja e dy jetëve për 24 orë në këtë komunë është alarme se virusi është mes nesh dhe se po na kërcënon pa përjashtim.

Ai ka apeluar për kujdes maksimal në këtë periudhë të Pandemisë.

“Duke shprehur ngushllimet më të sinqerta për familjet Gjokaj e Avdija, per miqtë e bashkëpunëtorët e dy të ndjerëve, lusim të gjithë qytetarët që të shtojnë maksimalisht kujdesin dhe të respektojnë gjatë tërë kohës masat e kërkuara nga profesionistët shëndetësor” shkruan Gjini në Facebook.

Njoftimi i plotë i Gjinit:

Të nderuar qytetarë,

Jemi thellësisht të pikëlluar me lajmin për humbjen e jetës së dy bashkëqytetarëve tanë ditën e djeshme.

Pandemia Covid-19 po vazhdon të jetë e pamëshirshme, duke larguar herët nga ne policin shembullor Ilir Gjokaj dhe afaristin e suksesshëm Avdi Avdija, dy qytetarë të dalluar dhe kontributdhënës të palodhur për shoqërinë tonë.

Humbja e tyre, përveç dhembjes, është edhe një rikujtim për të gjithë ne, se ky virus tashmë po na kërcënon të gjithve pa asnjë përjashtim.

Duke shprehur ngushllimet më të sinqerta për familjet Gjokaj e Avdija, per miqtë e bashkëpunëtorët e dy të ndjerëve, lusim të gjithë qytetarët që të shtojnë maksimalisht kujdesin dhe të respektojnë gjatë tërë kohës masat e kërkuara nga profesionistët shëndetësor.
Të mos harrojmë se jeta jonë, jeta e secilit qytetar të komunës së Gjakovës, në këto momente është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

Lutemi që humbja e Ilirit dhe Avdiut të jenë humbjet tona të fundit.
Nderim i përjetshëm për Ilir Gjokajn e Avdi Avdiun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat