Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 7 persona të infektuar me koronavirus

Gjakova

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 7 persona të infektuar me koronavirus

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 13:55
Gjakovë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë duke u trajtuar 56 pacientë, prej tyre 7 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa 49 pacientë presin rezultatet.

Sipas njoftimit, 20 pacientë janë  duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

“Sipas raportit të ekipes kujdestarë që udhëhiqej nga mjekët: Dr.Pashk Nikaj, Dr.Arben Veselaj, Dr Baton Lleshi, Dr. Flamur Marku poashtu edhe mjekët e rinjë dhe infermieret e ndërrimeve në Spitalin e Gjakovës me 22.07.2020 gjendja është si vijon: 56 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për COVID, 7 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19, 49 pacientë presin rezultatet ose mostrat për teste, 20 pacientë janë me oksigjen”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat