Një polic i Gjakovës i infektuar me COVID-19, pesë të tjerë në pritje të rezultateve

Gjakova

Një polic i Gjakovës i infektuar me COVID-19, pesë të tjerë në pritje të rezultateve

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 11:16
Ilustrim

Një polic është konfirmuar pozitiv me koronavirus në Policinë Rajonale të Gjakovës dhe pesë të tjerë janë në vetizolim duke pritur rezultatet e testimit.

Kështu ka bërë të ditur komandanti i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta i cili tha se që nga fillimi i pandemisë 17 pjesëtarë policorë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa një pjesëtar policor ka vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.

“Drejtoria Rajonale e Gjakovës, që nga fillimi i pandemisë kemi 17 zyrtarë policorë, fatkeqësisht e humbëm një koleg, këtu në stacionin policor në Gjakovë. Aktualisht kemi 6 zyrtarë në vetizolim prej tyre vetëm njëri është i konfirmuar pozitiv, tjerët janë në pritje të rezultateve”, ka thënë Graishta.

Tutje ai tha se qytetarët në përgjithësi po i respektojnë masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Qysh nga fillimi këto masa kanë pësuar ndryshime të kohëpaskohshme. Jo vetëm qytetarët e Gjakovës por të gjithë qytetarët e zonës, kanë qenë ndër qytetarët më të ndërgjegjshëm rreth vendimeve. Ka pas edhe individë qoftë për arsye të ndryshme apo nga pakujdesia që nuk i kanë respektuar këto masa”, ka thënë Graishta për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat