Probleme me mbeturina në Gjakovë, deputeti i LVV thotë se ministri nuk u interesua

Gjakova

Probleme me mbeturina në Gjakovë, deputeti i LVV thotë se ministri nuk u interesua

Nga: E.B Më: 24 korrik 2020 Në ora: 17:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti nga rradhët e LVV, Agon Batusha, përmes një postimi në rrjete sociale, ka shkruar për problemine zjarrëvënjes së mbeturinave në Stacionin Transfer të Mbeturinave në Gjakovë.

Deputeti, tregon se LVV, qendra në Gjakovë ka thirrur mbledhje të Kuvendit të Komuës së Gjakovës, dhe kanë kërkuar pastrimin e zonës nga mbeturinat, mbyllljen e saj dhe kthimin e zonës së gjelbërt, shkruan “Bota Sot”.

Agon Batusha, ka lamëruar edhe Paralmentin, dhe tregon se ministri nuk erdhi pavarësisht që ishte i lajmëruar 48 orë më parë. Ai ka thënë se ka biseduar me ministrin përsëri, por përgjigjet ishin shterpe, të paqarta dhe shtojnë konfuzionin rreth Stacionit Transfer të Mbeturinave.

Batusha, ka thënë se edhe qytetarët kanë reaguar përmes ankesave të shumta.

Postimi i deputetit:

Kur reagojmë bashkë gjithmonë ka lëvizje pozitive.

Qysh ditën e parë të ndezjes (zjarrvënjes) së mbeturinave në Stacionin Transfer të Mbeturinave në Gjakovë, reaguam përmes një postimi në rrjetet sociale. Paralajmëruam atë që çfarë po e pret Gjakovën në ditët në vijim nga keqmenaxhimi, keqplanifikimi dhe keqpërdorimet e shumta që kanë ndodhur dhe po ndodhin rreth kësaj deponie.

Edhe qytetarët reaguan përmes postimeve dhe ankesave të shumta që ua dërguan organeve kompetente sepse shëndeti i tyre ishte dhe është në rrezik nga tymi toksik që burim ka këto mbeturina.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Gjakovë, përmes asamblistëve të saj, thirri mbledhje të jashtëzkonshme të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, me ç’rast me mbështetjen e asamblistëve të subjekteve tjera u miratua Deklarata dhe Rekomandimet e propozuara nga Lëvizja. Kërkuam pastrimin e kësaj zone nga mbeturinat, mbylljen e saj, kthimin e zonës në zonë të gjelbërt dhe raportim para Kuvendit për menaxhimin e deritanishëm dhe planet e ardhshme të Komunës për këtë çështje.

Si deputetë të Lëvizjes u ftuam nga qytetarët për të parë nga afër problemin. E vizituam bashkë me Elbert Krasniqin, ku më pas takuam qytetarët të cilët vuanin nga sëmundje të shumta të organeve të frymëmarrjes pikërisht nga ndezja e mbeturinave. Pastaj, ngrita shqetësimin edhe në Parlamentin e Republikës, ku ministri nuk erdhi të përgjigjet pavarësisht që ishte paralajmëruar nga Sekretaria e Kuvendit 48 orë më herët.

Gjërat ndërkohë lëvizën sepse presioni qytetar e politik po rritej.

Dje, pyeta ministrin prap. E thirrëm në përgjegjësi. Përgjigjet ishin shterpe, të paqarta dhe shtojnë konfuzionin rreth Stacionit Transfer të Mbeturinave.

Kërkuam të amandamentohej (plotësohej-ndryshohej) Ligji për Buxhetin e Shtetit 2020, me qëllim të ndarjes së shumës prej 600,000 euro për zgjidhjen e problemit të Stacionit Transfer të Mbeturinave në Gjakovë. Tash po e presim seancën e votimit dhe do shohim se sa do e mbështesin deputetët tjerë këtë iniciativë.

Problemi është që një kohë të gjatë, është i thellë sepse ka ndërhyrje të subjekteve politike për të kapur këtë minierë të re të “arit” dhe mbi gjitha problemi nuk do zgjidhet nësë nuk ka plan, e plan nuk ka, pos planin se si të marrin përqindjen e fitimit nga riciklimi i mbeturinave nga kjo deponi.

Të dashur qytetarë, mirë që filloi pastrimi. Mirë që gjërat lëvizën. Qëllimet e fshehta i dijmë dhe do t’i parandalojmë. Nuk do të lejojmë që interesat e ngushta partiake e biznesore të dëmtojnë ambientin dhe mbi gjitha shëndetin e qytetarëve tanë.

Për këtë jemi votuar, për këtë na keni besuar dhe për këtë do përgjigjemi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat