Policia në aksion në rajonin e Gjakovës për t’i kontrolluar qytetarët për respektimin e masave

Gjakova

Policia në aksion në rajonin e Gjakovës për t’i kontrolluar qytetarët për respektimin e masave

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Në regjionin e Gjakovës ka filluar aksioni i Policisë së Kosovës së bashku me Inspektorët komunalë për të kontrolluar respektimin e masave kundër koronavirusit.

Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta ka thënë se aksioni ka filluar në ora 20:00 dhe do të vazhdojë deri pas orës 22:30.

“Ne kemi filluar me aksionin. Do të jetë në vazhdimësi e sipër derisa vendimet e qeverisë dhe rekomandimet e IKSHPK-së të jenë të kësaj natyre. Prej orës 20:00 keni filluar aksionin në të gjithë komunë të cilat i mbulon njësiti i Gjakovës bashkë me inspektorët. Sonte jemi vetëm me inspektorët lokal”, ka thënë Graishta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat