Në Komunën e Gjakovës ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës për të kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Drejtori i Policisë në regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 203 gjoba për mosrespektimin e masave të Qeverisë.