66 persona u gjobitën në regjionin e Gjakovës pasi nuk i përfillën masat e Qeverisë kundër COVID-19

Gjakova

66 persona u gjobitën në regjionin e Gjakovës pasi nuk i përfillën masat e Qeverisë kundër COVID-19

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së sotme ka zhvilluar aksionin për të mbikëqyrë respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Në regjionin e Gjakovës nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 në mbrëmje janë shqiptuar 66 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.  

Gjatë këtyre 12 orëve Policia në regjionin e Gjakovës ka bërë gjithsej 17 patrullime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat