Epidemiologu nga Gjakova tregon se si u menaxhua pandemia në vitet e 70-ta

Gjakova

Epidemiologu nga Gjakova tregon se si u menaxhua pandemia në vitet e 70-ta

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 00:40
Sinan Rizvanolli

Në mars të vitit 1972 saktësisht me 14 mars, mjekët kosovarë e diagnostifikuan sëmundjen “variola vera”, apo siç njihej në popull “Lija”, një virus mjaft i rrezikshëm dhe vdekjeprurës, e cila ua mori jetën 26 qytetarëve.

Epidemiologu Sinan Rizvanolli në një rrëfim në Edicionin Special, ka treguar se si u menaxhua kjo sëmundje ngjitëse gjatë asaj periudhe.

“Janë mjekët kosovarë që e diagnostifikuan, pasi këtë sëmundje nuk e njohën në Beograd dhe të sëmurin nga varjola që kishte pasë kontakt me haxhiun që e kishte sjell këtë sëmundje, ua treguan studentëve si rast alergjik i shkaktuar nga penicilina”.

Rizvanolli ka treguar që mjeku i parë që e diagnostifikoi këtë sëmundje ishte Agim Serhati nga Gjakova.

“Atij nuk iu mor për bazë, pasi ishte mjek i ri dhe askush nuk e mori seriozisht atë që tha Dr. Agimi. Rastet e para që u paraqiten ishin nga fshati Dejn i Komunës së Rahovecit”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat