Gjatë muajit gusht në Spitalin e Gjakovës u hospitalizuan 949 pacientë

Gjakova

Gjatë muajit gusht në Spitalin e Gjakovës u hospitalizuan 949 pacientë

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 11:20
Foto Ilustrim

Gjatë muajit gusht në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar 949 pacientë.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Gjakovës thuhet se 67 ishin në Kirurgji, 28 në Ortopedi, 3 në Urologji, 3 në ORL, 276 në Gjinekologji dhe Obstetrikë, 157 në Neonatologji, 46 në Pediatri, 110 në Interno, 61 në Infektiv, 13 në Neurologji, 13 në Psikiatri, 140 në Pulmologji, 1 në Kujdes intensiv dhe 31 në Njësinë Koronare), transmeton Telegrafi.

Po ashtu, në muajin gusht në këtë spital janë kryer 111 operacione (15 operacione Kirurgjike, 20 operacione Ortopedike, 1 operacion Urologjik, dhe 75 operacione Gjinekologjike).

Spitali i Përgjithshëm ka njoftuar edhe për lindjet që kanë qenë gjatë muajt gusht.

“Gjatë këtij muaji kanë lindur 80 djem e 81 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 64). Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 4658, 879 shërbime në Ro-Kabinet dhe 103 CT-ja. Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1537”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 875 shërbime të dializës. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat