Në Spitalin e Gjakovës 25 pacientë me COVID-19 në oksigjenoterapi

Gjakova

Në Spitalin e Gjakovës 25 pacientë me COVID-19 në oksigjenoterapi

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 10:39
Spitali i Gjakovës

Në Spitalin e Gjakovës janë të hospitalizuar 33 pacientë për COVID-19, ndërsa 25 prej tyre janë në oksigjenoterapi e një me maskë CPAP.

Nga pacientët 25 janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19, gjashtë po i presim rezultatet e dy do të testohen.

Njoftimi:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës datë 07.09.2020 ora 8 është:

•33 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid

•25 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,

•2 pacientë do të testohen

•6 paciente presin rezultatet

•25 pacientë me oksigjeno terapi,

1 pacenët në CPAP maske

Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat