Dënohet asambleisti i PDK-së në Gjakovë

Gjakova

Dënohet asambleisti i PDK-së në Gjakovë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë, e ka shpallur fajtor ish-asamblistin në Komunën e Gjakovës, nga radhët e Partisë Demokratike, Ilir Beqiri, për mos raportim të pasurisë.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Drilon Haraçia, i akuzuari  është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë.

Dënimi me burgim ndaj të akuzuarit nuk do të ekzekutohet, nëse i njëjti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

Ndërsa, gjobën është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, i akuzuari Beqiri është deklaruar fajtor në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 30 shtator të këtij viti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat