​Ujësjellësi "Gjakova" vazhdon punimet në ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura

Gjakova

​Ujësjellësi "Gjakova" vazhdon punimet në ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 16:38
Foto Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" njofton se është duke zhvilluar punime me intensitet të shtuar në realizimin e projekteve jetike për konsumatorët.

Punime po bëhen dhe në fshatin Botushë në ndërtimin e Objektit Administrativ, i cili përfshinë 32 fshatra të Rekës së Keqe.

Projekti në Brekoc 3, në lagjen e "Jetishëve" ku mëse 70 familje po kyçen në rrjetin tonë të Ujësjellësit, është drejtë finalizimit.

Poashtu në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Jahoc , sot është intervenuar në zgjidhjen e problemit të 25 familjeve në furnizimin me ujë të pijes.

KRU "Gjakova" gjithnjë e më shumë po i afrohet realizimit të synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë konsumatorët e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat