Familja e Valbona Markut akuzon Pjetër Ndrecajn për djegien e shtëpisë së tyre

Gjakova

Familja e Valbona Markut akuzon Pjetër Ndrecajn për djegien e shtëpisë së tyre

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 21:42
Shtëpia e familjes Marku është djegur më 2019

Shtëpia e familjes Marku është djegur më 2019, ata akuzojnë Pjetër Ndrecajn për këtë vepër.

Janë të vetmet gjëra që nuk i ka mbuluar hiri.

Në shtëpinë ku u krye një nga krimet më të rënda, s’ka mbetur gjë e gjallë.

Po aq e zezë sa historia e vrasjes së bijës së familjes Marku, Valbonës bashkë me vajzën e saj 9 vjeçare, është edhe hapësira kudo nëpër shtëpi.

Prej këtu janë larguar edhe familjarët e Valbona Markut, pasi më 25 maj 2019, në përvjetorin e lindjes së saj, shtëpia u dogj.

Janë familjarët e Valbonës që akuzojnë bashkëshortin e saj, Pjetër Ndrecajn dhe familjen e tij për këtë akt.

Është vëllai i Valbonës, Shkëlzeni që në një përgjigje për televizionin ka thënë se djegia e shtëpisë lidhet me zhdukjen e provave për rastin e vrasjes së motrës e mbesës së tij.

Edhe avokati i familjes Marku, Isa Osdautaj thekson se me djegien e shtëpisë janë dëmtuar provat.

Osdautaj shton se ka kërkuar disa herë informata për rastin e djegies së shtëpisë nga institucionet përgjegjëse.

Në një përgjigje për televizionin, nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë mohuar që rasti me djegien e shtëpisë lidhet me provat për rastin e vrasjes së Valbonës.

T7 ka kontaktuar edhe avokatin mbrojtës të të akuzuarit Pjetër Ndrecajt, Ndrecë Dodajn, por i njëjti ka refuzuar të deklarohet për akuzat e familjes Marku ndaj klientit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat