Ardian Gjini promovon kopshtin 'zoologjik' ku kafshët mbahen në mënyrë të kundërligjshme

Gjakova

Ardian Gjini promovon kopshtin 'zoologjik' ku kafshët mbahen në mënyrë të kundërligjshme

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 17:43
Gjini është mahnitur me mbajtjen e kafshëve në atë ambient, ndërsa ka paralajmëruar mundësitë për zhvillimin e këtij kopshti

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka vizituar kopshtin Zoologjik “Ujku Trump” në Osek Hilë.

Siaps një publikimi në Facebook, Gjini është mahnitur me mbajtjen e kafshëve në atë ambient, ndërsa ka paralajmëruar mundësitë për zhvillimin e këtij kopshti.

Rregulloret për mbajtjen e kafshëve në Kosovë janë përcaktuar qartë në një udhëzim administrativ të vitit 2012. Kafshët e mbrojtura të mbajtura të mbyllura kërkojnë kujdes të vazhdueshëm për të gjitha nevojat e tyre biologjike, si dhe hapësirë të mjaftueshme, ndriçim, ushqim të duhur dhe stërvitje dhe pastrim të hapësirave në të cilat ata jetojnë, të përcaktuara në bazë të njohurive shkencore të ekspertëve për speciet në fjalë.

“Kopshti Zoologjik “Ujku Trump” në Osek Hilë, një vend i jashtëzakonshëm i cili po nxit kurreshtjen e gjithë Kosovës dhe më gjerë! Gjatë vizitës së tij, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini e përgëzoi Hysni Rexhajn për punën e tij plot pasion, falë së cilës sot ky kopsht është i veçantë në gjithë Kosovën.

“Jam i mahnitur me këtë që po shoh sot dhe mendoj se mundësitë që kjo veprimtari të zhvillohet edhe më tutje janë të mëdha”, tha ai. Kryetari Gjini dhe nënkryetari Flamur Fetahaj u shprehën se si institucion komunal, janë të gatshëm për të mbështetur këtë veprimtari për zhvillimin mëtejshëm të saj”, thuhet në publikimin e kuvendit komunal të Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat