Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” ndjekin ligjeratat në klasë, së shpejti bëhen me kampus të ri

Gjakova

Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” ndjekin ligjeratat në klasë, së shpejti bëhen me kampus të ri

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 08:49
Artan Nimani

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani bën të ditur se studentët e këtij universiteti janë duke ndjekur ligjetarat në klas.

Nimani në Sytë 7 theksoi se ky vendim u mor pasi në semestrin e kaluar menaxhimi i mësimit online ishte shumë i vështirë.

“Në semestrin e kaluar e vërejtëm që në mësimin online kishim pengesa të pariparueshme dhe tashmë kemi filluar mësimin në klasa dhe na ka krijuar komoditet që me pas një fillim të mbarë për vitet e dyta dhe të treta teksa viti i parë fillon më 15 tetor”.

Nimani mes tjerash tregoi se deri në tre vjetët e ardhshme do të kenë kampusin e tyre modern.

“Ishte e vështirë të shtyhej përpara si proces për shkak të pandemisë por falënderoj ministrin Ramë Likaj dhe Qeverinë për shtyrjen përpara të këtij procesi. Sot shpallet fituesi i tenderit për ndërtimin e kampusit”.

“13 hektarë tokë një ambient në dalje të Gjakovës – planifikohet që brenda tre vjetëve kompania të filanizoj objektin. Kosto totale është 26 milionë – kampuse, konviktet, spitalin brenda kampusit, sallat, byfetë, sallat e rektoratit është një projekt shumë modern që do e kthej në atraksion atë pjesë të Gjakovës. Hapësirat besoj janë 35 mijë metra katror dhe do të ketë hapësirë për 10 mijë studentë – nuk synojmë për rritje të numrit të studentëve por për cilësi”, deklaroi Nimani.

Nimani mes tjerash tregoi se universiteti “Fehmi Agani” po ecën jashtëzakonisht mirë në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Kemi pasur sukses të jashtëzakonshëm, jemi pjesë e 13 projekteve të Erasmusit që kanë për qëllim krijimin e një universiteti bashkohorë me standarde të Bashkimit Europian”.

“Katër nga kto projekte janë trajnime për mësimdhënësit me qëllim që të ketë trajtim mes studentëve dhe pedagogëve – ka një numër të konsiderueshëm që vijnë nga universitete evropiane”.

“Kam rekrutuar tre pedagogë që janë shkolluar jashtë nëpër BE dhe janë kthyer për të dhënë mësim në Gjakovë. Sfidë ishte akreditimi – kemi aplikuar me shtatë programe të profilizuara dhe pedagogë të arsimuar dhe ekspertët nuk kanë ardhur të shohin procesin dhe nuk e kemi marrë akreditimin”.

Tendencat është që të bëjmë presion që të vijnë ekspertët të përfundojnë procesin dhe të marrim akreditimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat