Komuna e Gjakovës njofton qytetarët për ndërprerje të ujit në tri fshatra të kësaj ane.
Për shkak të kyçjes së Ngrohtores së Re të Qytetit në gypin kryesor Ø 800, KRU "Gjakova" është e detyruar të ndërprejë furnizimin me ujë, sot më datë 21.10.2020 nga ora 10:00 deri 18:00.
Si arsye e punimeve të lartëcekura, zona pa furnizim prej 8 orësh do të përfshijë edhe disa fshatra të komunës së Gjakovës, konkretisht Dolin, Kushavecin dhe Rogovën.