Fillon projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve te Pika e Zezë në Gjakovë

Gjakova

Fillon projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve te Pika e Zezë në Gjakovë

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 14:49
foto nga vendi ngjarjes

Ka filluar projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve te Pika e Zezë në Gjakovë.

Nënkryetari i komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj ka treguar se bëhet fjalë për 550 metra rrugë e që buxhetit të komunës do t’i kushtojë rreth 100 mijë euro.

Fetahaj, uroi banorët e kësaj lagjeje për ndërtimin e këtyre rrugëve ku tha se me këtë projekt do të përmirësohet mirëqenia e tyre.

“Bëhet fjalë për 550 metra rrugë që Komunës së Gjakovës do t’i kushtojnë rreth 100 mijë euro. Ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve të kësaj zone duke i’u krijuar qasje më të lehtë në infrastrukturën rrugore. Në këtë zonë të qytetit nuk është investuar për vite të tëra. Vitin e ardhshëm vazhdojmë me realizimin e projekteve të radhës në këtë pjesë të qytetit”, tha Fetahaj.

Të pranishëm ishin edhe Shkumbin Kastrati, Drejtor për Shërbime Publike, Durim Halilaj, Drejtor për Buxhet dhe Financa, Arben Bakalli, Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat