KRU “Gjakova” po punon në rregullimin e defekteve të shkaktuara si pasojë e reshjeve

Gjakova

KRU “Gjakova” po punon në rregullimin e defekteve të shkaktuara si pasojë e reshjeve

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:26
Gjakovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar konsumatorët se janë duke e bërë të pamundurën që të sanojnë defektet e paraqitura në rrjetin e kanalizimit si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat.

“Të nderuar konsumator ju njoftojmë se ekipet tona janë mobilizuar që nga orët e hershme të mëngjesit në mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në gjithë zonën tonë të operimit si Gjakovë, Rahovec dhe Prizren”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë duke e bërë të pamundurën që të sanojnë defektet e paraqitura sidomos në rrjetin e kanalizimit si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat e vazhdueshme.

Mirëpo duhet të keni parasysh se moti aktual vështirëson ndërhyrjet dhe tejkalon kompetencat tona, gjithsesi ne do jemi 24/7 në ndihmë të konsumatorëve që t’ju bëjmë zgjidhje aty ku është e nevojshme!”, thuhet tutje aty.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat