Vdes një punëtor në Gjakovë, ra nga kati i pestë i objektit ku punonte

Gjakova

Vdes një punëtor në Gjakovë, ra nga kati i pestë i objektit ku punonte

Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:47
Ilustrim

Një punëtor nga Malisheva, 38 vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve që ka marrë, pasi ka rënë nga kati i pestë i objektit ku ishte duke punuar.

“Me datë 12.01.2021 rreth orës 16:20, stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt në ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr.”Selman Riza”-Gjakovë”, ka bërë të ditur për media, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nysret Gjyrkaj.

Ai ka thënë se patrulla në vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje po ashtu ka dalë autoambulanca të cilët viktimën e kanë dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë.

Në spital është konfirmuar vdekja e viktimës. I ndjeri është 38 vjeç nga Malisheva.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet përgjegjëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, theksoi Gjurkaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat