VV në Gjakovë: Do të ndërtojmë penda për ujitje me standarde të kërkuara

Gjakova

VV në Gjakovë: Do të ndërtojmë penda për ujitje me standarde të kërkuara

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 19:28
Mimoza Kusari-Lila

Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vizituan pendën për ujitje të tokave në Babaj të Bokës.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se ata do të ndërtojnë penda të tilla për të ndikuar në fushën e bujqësisë.

“Gjendja e tmerrshme e kësaj pende dhe përmbytja që i përfshinë tokat e punueshme në atë pjesë në çdo sezon me reshje, tregon realitetin e lënë nga qeverisja në ikje e Komunës së Gjakovës”.

“Me planin qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryetares në ardhje Mimoza Kusari-Lila parashihet ndërtimi i këtyre pendave me standarde të kërkuara me qëllim të përdorimit të tyre në avancimin e bujqësisë si një fushë me perspektivë për vendin tonë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat