Gjini: Na duhet 700 vota për pa balotazh

Gjakova

Gjini: Na duhet 700 vota për pa balotazh

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:17
Ardian Gjini

Kandidati për kryetar të Gjakovës, kryetari aktual Ardian Gjini ka dalur në konferencë për media prej nga ka thënë se ekziston mundësia që komunën me të cilën ka udhëhequr për këto katër vite, ta fitojë pa balotazh.

Gjini shtoi se janë më pak se 700 vota që i duhen për ta fituar Gjakovën pa hyrë balotazh.

Gjini tha se edhe nëse do ketë balotazh, sërish Gjakovën e fiton ai.

“Gjakovën nuk e fitojnë ata që kanë ardhë me flejtë. Nëse jo sonte, pas 30 ditësh, ne jemi fitues”, tha Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat