​Haradinaj për Gjinin: Nuk di të jetë fals dhe të mashtrojë, ai ka vetëm një rrugë

Gjakova

​Haradinaj për Gjinin: Nuk di të jetë fals dhe të mashtrojë, ai ka vetëm një rrugë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 19:33
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sonte ka përmbyllur fushatën zgjedhore edhe në komunën e Gjakovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se shkuarja në balotazh e kandidatit të partisë së tij, Ardian Gjini vetëm sa e ka rritur besimin për të.

Ai madje tha se Ardian Gjini ka vlera të veçanta dhe është i ndërgjegjshëm, nuk është fals dhe nuk mashtron njerëz, por Gjakovën e ka shndërruar lider në infrastrukturë e hapje të vendeve të punës.

Haradinaj: Ardian Gjini ka vlera të veçanta dhe është i ndërgjegjshëm

“Si kolegë politik, Ardian Gjini është i veçantë, ka vlera të veçanta është i përgjegjshëm, i vërtetë, është vetëm një nuk ka dy Ardiana, është një Ardian Gjini. Vlera e tij kryesore është se duke qenë i vërtetë ai nuk ndikon, nuk ndihmon asnjëherë nuk i jep përparësi, po e them me një fjalë ashtu siç ndihem nuk dinë me qenë fal, të mashtroj dhe t’i drejtojë njerëzit në rrugë të gabuar, ai ka vetëm një rrugë, rrugën e Kosovës, rrugën e Gjakovës, të bashkojë Gjakovën dhe të bashkojë Kosovën... Po më vjen mirë që Gjakova është sot si lidere edhe në infrastrukturë jetësore, besoni, infrastruktura e Gjakovës, shumica e të arriturave në infrastrukturën në Gjakovën e bëjnë lider, nuk i kanë të tjerët gjithë këto të arritura. Po më gëzon, mos harroni, jeni liderë në hapjen e vendeve të punës, pra nuk ka asnjë qytet sesa në Gjakovë që janë hapur vende të punës në këto dy-tre vjetët e fundit, merreni secili qytet dhe vend nuk ka ndodhur kështu. Vlera më e mirë e juaja është qeverisja e ndërgjegjshme, e respektuar dhe vlerësuar prej të gjithëve. Këtë e ka bërë të mundshme pikërisht kryetari juaj, kryetari ynë, Ardian Gjini”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së tha se shkuarja e Gjakovës në balotazh vetëm sa e ka rritur besimin dhe dashurinë e qytetarëve ndaj subjektit politik që udhëheq ai.

Haradinaj: Në raundin e dytë është rritur besimi dhe dashuria ndaj nesh

“Ne kemi fatin po ashtu që në fatkeqësinë të shkojmë në raund të dytë, na është rritur dashuria dhe besimi ndaj nesh, pra ndaj Ardianit shumë qytetar dhe partner politik e kanë marrë vendimin e duhur, e kanë vendosur t’i japin përkrahjen atij që udhëheq, atij që na sjell fitore - Ardianit", tha Haradinaj.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se në mandatin e tij të ardhshme do të jetë tërë kohë pranë qytetarëve duke punuar edhe më shumë se në mandatin e tij të parë.

Gjini duke folur për AAK subjekti prej nga vjen tha se nuk ka parti më të mirë sesa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi sipas tij kjo parti ka ndërtuar një kulturë të cilën e ka sjell ai në Gjakovë.

Gjini: Do të punojë edhe më shumë në 4 vjetët e ardhshëm

“Besoni që edhe për ata që iu thonë se kemi problem me partinë besoni që diçka se nuk ka parti më të mirë në Kosovë se AAK, kurrë mos harroni. Kryetar Haradinaj, krejt këta njerëz këtu, ka shumë që nuk janë në Aleancë, por e dinë që ke ndërtuar një kulturë dhe unë e kam trasuar një kulturë të punës këtu. Atë kulturë e kam sjellë, është kultura që kam sjell këtu, nuk kam sjell kulturë prej hënës, e kam sjell një kulturë që duhet dashur vendin tënd, duhet të dilet në punë në kohë... Mua më besoni diçka do të jem me ju tërë kohë, me krejt kolegët e mi, partnerët e mi që janë fantastikë dhe do të punojmë edhe më shumë se këto katër vjet që i lamë, madje-madje kanë me iu dikur sikur jemi nxeh", theksoi ai.

Në përmbyllje të fushatës, kandidati i AAK-së u është drejtuar të pranishmëve duke u thënë se Gjakova nuk të çlirohet nga ai sepse ai është gjithmonë aty, por duhet të çlirohet nga njerëz që janë oportunistë dhe vijnë kohë pas kohe.

Gjini: Unë jam në Gjakovë bashkë me ju

"Pasi ka njerëz që dalin diku dhe thënë se duhet çliruar Gjakovën, a e dini prej kujt po duan ta çlirojnë Gjakovën prej meje, edhe po u them se nuk kanë qysh ta çlirojnë Gjakovën prej meje, se unë jam këtu në Gjakovë me ju bashkë me ju. Gjakova ka nevojë të çlirohet vetëm prej njerëzve oportunistë që vijnë kohë pas kohë, që i bëjnë njerëzit të mos i donë njerëzit njëjtë dhe të mos i shohin si duhet të barabartë. Gjakova ka nevojë të çlirohet nga kjo gjë, por gati është e çliruar. Na duhet vetëm edhe pak për të mos u kthyer më kurrë në Gjakovë idetë e disave që provojnë t’i poshtërojnë disa të tjerët, e disa t’i mposhtin. Është e gabueshme dhe kjo është një prej punëve që i kemi bërë", tha Gjini.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini në balotazhin e 14 nëntorit është në garë me kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat