​Kusari-Lila tregon për çka folën dje me Kurtin në Gjakovë

Gjakova

​Kusari-Lila tregon për çka folën dje me Kurtin në Gjakovë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 10:50
Mimoza Kusari-Lila

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ajo pasi që përfundoi procesin e votimit në shkollën "Yll Morina", tha se sot është një ditë e bukur për demokracinë. E shoqëruar nga bashkëshorti dhe djali i saj, Kusari-Lila, tha se sot qytetarët do të tregojnë verdiktin e tyre për atë që është prezantuar në fushatë zgjedhore.

Kusari-Lila: Pak minuta në votim janë katër vjetët e ardhshëm

"Sot është një ditë e bukur për demokracinë, sot është triumfi i demokracisë. Zgjedhjet në Republikën e Kosovës e kanë një rëndësi të veçantë për faktin se të gjithë qytetarët e kanë mundësinë sot të flasin dhe të tregojnë verdiktin e tyre për gjithë çfarë ne kemi prezantuar në fushatë parazgjedhore. Për komunën e Gjakovës jam e lumtur të them se ka qenë një fushatë e mbarë, një fushatë e mirë, uroj edhe kjo ditë të përmbyllet me sukses, e natyrisht ju bëjë thirrje gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakovës pa dallim që të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për të shprehur vullnetin e tyre, pak minuta në votim janë katër vjetët e ardhshëm për të gjithë ata që jetojnë, veprojnë në Komunën e Gjakovës", tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka folur edhe për vizitën e kreut të LVV-së, njëherësh kryeministrit Albin Kurti dje në Gjakovë.

Kusari-Lila: Me Kurtin diskutuam për procesin zgjedhore

"Ne jemi bashkëpunëtorë me kryeministrin Kurti, diskutim për përgatitjet e përgjithshme për procesin zgjedhor", tha ajo.

Kusari-Lila është në garë me kandidatin e AAK-së dhe kryetarin aktual Ardian Gjini. Në Gjakovë të drejtë vote për të zgjedhur të parin e komunës kanë 113 mijë e 165 qytetarë. Në këtë komunë janë 34 qendra të votimit me gjithsej 139 vendvotime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat