12 drejtorët e rinj të Gjakovës, tri prej tyre janë gra

Gjakova

12 drejtorët e rinj të Gjakovës, tri prej tyre janë gra

Më: 7 janar 2022 Në ora: 19:54
Ardian Gjini

Kryetari i rizgjedhur i Gjakovës, Ardian Gjini, i ka emëruar drejtorët e rinj të komunës dhe vetëm në tri drejtori udhëheqjen ua ka besuar grave.

Komuna e Gjakovës në një përgjigje ka zbuluar emrat e drejtorëve të rinj.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të udhëhiqet nga Adea Roka, ajo e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nga Adelina Shehu-Kola, ndërsa Eranda Kumnova-Baçi do të udhëheq me Drejtorinë e Arsimit.

Ndërkaq, drejtorët e tjerë janë Durim Halilaj për Buxhet dhe Financa, Ferdinand Kolaj për Zhvillim Ekonomik, Kosovar Alija për Punë të Përgjithshme Administrative, Hysni Muhadri për Punë Inspektuese dhe Shkumbin Kastrati, Drejtor për Shërbime Publike.

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit të udhëhiqet nga Arben Bakallai. Ndërsa, në krye të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë do të jetë Gjevalin Nikollbibaj.

Gani Hajdari është emëruar Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Ndërkaq, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të udhëhiqet nga Haxhi Sejdiu.

Nga Komuna e Gjakovës kanë konfirmuar se shefe e Kabinetit të Kryetarit është emëruar Nita Efendia-Brovina.

Gjini u konfirmua si kryetar i Gjakovës pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke mposhtur kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën.

Në balotazhin e 14 nëntorit, Gjini mori 55.97 për qind të votave apo 20 mijë e 796, ndërsa Mimoza Kusari-Lila e LVV-së mori 44.03 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat