​Komuna e Gjakovës thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19

Gjakova

​Komuna e Gjakovës thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19

Më: 17 janar 2022 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Komuna e Gjakovës u ka bërë sot thirrje qytetarëve të saj që të respektojnë masat parandaluese antiCOVID-19 dhe të vaksinohen si alternativë e vetme për mposhtjen e koronavirusit.

Në një komunikatë në Facebook thuhet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të rasteve të infektimit me COVID-19 dhe si rrjedhojë e kësaj është rritur edhe mundësia që jeta e shumë bashkëqytetarëve të rrezikohet deri në maksimum.

“Prandaj, në mënyrë që kjo valë e pandemisë të kalojë me sa më pak pasoja, ju lusim që të respektoni të gjitha masat parandaluese dhe njëkohësisht të vaksinoheni, si alternativë e vetme për ta tejkaluar dhe për ta mposhtur virusin.

Bëjeni këtë për veten tuaj, për familjarët por edhe për të gjithë bashkëqytetarët tuaj”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat