Tri shkolla në Gjakovë në mësim online

Gjakova

Tri shkolla në Gjakovë në mësim online

Më: 19 janar 2022 Në ora: 12:39
Pamje nga takimi

Ashtu sikurse në tërë vendin, edhe në Gjakovë ka rritje të rasteve pozitive me virusin COVID por në të njëjtën kohë, institucionet shëndetësore konifrojmë se ka ngritje të vetëdijesimit për t’u vaksinuar si dhe për t’u testuar. Aktualisht në Gjakovë janë gjithsej 256 raste aktive. Ndërkaq, për shkak të rritjeve të rasteve, tri shkolla të komunës po vijojnë mësimin online

Kjo u tha në mbledhjen e Shtabit Emergjent për Menaxhimin e COVID-19 të kryesuar nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

U.D. së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda”, Ardian Jusufi, tha se në këtë institucion shëndetësor gjendja është stabile, duke iu referuar faktit që numri i të hospitalizuarve me COVID-19 është i vogël.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, gjatë këtij takimi, anëtarët e shtabit u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë për menaxhim sa më të mirë të situatës me COVID-19. Ndërkohë, kryetari Gjini, edhe një herë u shpreh i gatshëm që të jetë afër tyre për të kryer çdo detyrë që i takon institucionit të Komunës së Gjakovës.

Ata apeluan tek të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm duke respektuar masat e vendosura nga institucionet relevante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat