KRU “Gjakova” me masa të shtuara preventive, çdo ditë bëhet dezinfektimi i hapësirave

Gjakova

KRU “Gjakova” me masa të shtuara preventive, çdo ditë bëhet dezinfektimi i hapësirave

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka bërë të ditur se pas përfundimit të orarit zyrtar bëhet rregullisht dezinfektimi dhe pastrimi i të gjitha hapësirave.

Me këtë rast KRU “Gjakova”, ka apeluar konsumatorët të cilët frekuentojnë hapësirat e tyre që t’i respektojnë masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Çdo ditë pas përfundimit të orarit zyrtar në ambientet punuese të KRU “Gjakova”, bëhet rregullisht dezinfektimi dhe pastrimi i të gjitha hapësirave.

Lusim konsumatorët të cilët frekuentojnë hapësirat tona, që të respektojnë masat e rekomanduara, bartja e domosdoshme e maskës si dhe ruajtja e distancës”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat