​Ardian Gjini takohet me përfaqësues të shoqatës HANDIKOS në Gjakovë

Gjakova

​Ardian Gjini takohet me përfaqësues të shoqatës HANDIKOS në Gjakovë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 18:38
Pamje nga takimi i tyre

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim përfaqësues të kësaj Shoqatës HANDIKOS Gjakovë.

Në këtë takim u bisedua mbi punën e bërë në vitin e kaluar dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e vazhdueshme, drejtoresha e HANDIKOS-it, Brilanta Ballata dhe bashkëpunëtorët e saj i dhuruan kryetarit Gjini një fotografi të realizuar nga një anëtar i shoqatës.

Ajo është përzgjedhur si më e mira gjatë një projekti të realizuar së fundmi nga shoqata, njofton Komuna e Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat