​Komuna e Gjakovës me njoftim për qytetarët që nuk kanë paguar tatimin në pronë

Gjakova

​Komuna e Gjakovës me njoftim për qytetarët që nuk kanë paguar tatimin në pronë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 18:41
Pamje nga Gjakova

Komuna e Gjakovës njofton qytetarët e saj se ka hyrë në fuqi Rregullorja mbi pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë, e miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Kjo rregullore përcakton shërbimet komunale që pezullohen nga Komuna me qëllim mbledhjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë.

Shërbimet komunale që pezullohen deri në pagesën e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara sipas rregullores në fjalë, janë shërbimet nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, shërbimet nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Po ashtu përfshihen edhe ndalesat dhe pezullimi i shërbimeve tjera komunale si pjesëmarrja në tenderët e shpallur nga Komuna, marrja me qira e pronës komunale, aplikimi për grante dhe subvencione, certifikimi i objekteve për veprimtari biznesi, lëshimi i lejes për prerjen e pyllit, lëshimi i lejeve për përdorimin e pronës së paluajtshme për veprimtari komerciale, si dhe lëshimi i lejeve dhe pëlqimeve sanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat