Dyshohet se dhunoi njërën vajzë e tjetrën e sulmoi seksualisht, Gjykata merr vendim për babanë e tyre

Gjakova

Dyshohet se dhunoi njërën vajzë e tjetrën e sulmoi seksualisht, Gjykata merr vendim për babanë e tyre

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit F. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit në vazhdimësi dhe të sulmit seksual. Viktimë e këtij rasti dyshohet se janë dy vajzat e tij të mitura.

Sipas kërkesës njofton gjykata, “në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F. K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij,  të dëmtuarën e mitur, XX. Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek të dëmtuarën e mitur, vajzën e tij, XX.”.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ”Dhunimi” në vazhdimësi dhe veprën penale “Sulmi seksual”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 07 shkurt 2022 dhe do të zgjasë deri më 06 mars 2022.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat