Në objektet e drejtorisë qëndrore të KRU “Gjakova” është mbajtur takimi i rradhës për monitorimin e progresit të Asistencës Teknike,
financuar nga WBIF.
Për realizimin e projektit “Ndërrimi i gypave të azbestit, instalimi i ujëmatësve të mençur, dhe kanalizimi fekal” për
rrjetin e Ujësjellësit të KRU “Gjakova” SH.A.
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga Firma Konsulente COWI, përfaqësues të IPF-së, përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, MMPH-së si dhe menaxhmenti i lartë i Ujësjellësit.
Në këtë takim u miratua raporti fillestar si dhe u analizuan hapat e radhës në realizimin e këtij projekti!