Gjakovë: Ia vjedh makinën shoku që “veç gjumin s’e kanë bërë bashkë”

Gjakova

Gjakovë: Ia vjedh makinën shoku që “veç gjumin s’e kanë bërë bashkë”

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Veturën e vjedhur nga shoku, një të riu në Gjakovë policia ia gjeti në Malishevë.

Në fakt, D.R. kishte marrë veturën e mikut të tij, Sh.Z. dhe ishte nisur për një destinacion, por me të arritur në Malishevë, automjeti kishte pësuar defekt.

D.R. ishte duke u munduar ta rregullojë kur është hasur nga policia dhe pas verifikimit është arrestuar.

I dëmtuari pranon se e njeh të dyshuarin dhe e ka shok dhe, sipas tij, ai ka depërtuar brenda veturës dhe ka gjetur çelësin, me të cilin ndizej vetura dhe i cili ishte i fshehur brenda makinës.

Pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat