Defekti në gyp lë pesë fshatra të Gjakovës pa ujë

Gjakova

Defekti në gyp lë pesë fshatra të Gjakovës pa ujë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një defekt në gyp ka lënë pa ujë pesë fshatra në komunën e Gjakovës.

Sipas njoftimit të KRU “Gjakova” Sh.A defekti ka ndodhur në fshatin Bec dhe si pasojë e tij është ndërprerë furnizimi me ujë edhe në fshatrat Meqe, Vraniq, Doblibarë dhe Bordosan,

“Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se për shkakë të paraqitjes së defektit në gypin  furnizues fi 300 në  fshatin Bec, jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për fshatrat; Bec, Meqe, Vraniq, Doblibarë dhe Bordosan.

Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, deri atëher kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zones”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat