​Gjini: Askush nuk mund të mohojë progresin e Kosovës në luftën kundër diskriminimit

Gjakova

​Gjini: Askush nuk mund të mohojë progresin e Kosovës në luftën kundër diskriminimit

Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:48
Tyeza “Fenomeni i diskriminimit në përgjithësi, me theks të veçantë tek komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptian”

Sot, në ditën ndërkombëtare kundër diskriminimit, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ishte pjesë e tryezës “Fenomeni i diskriminimit në përgjithësi, me theks të veçantë tek komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptian” të organizuar nga Roma in Action.

Bëhet e ditur se i pari i Gjakovës ka thënë se askush nuk mund të mohojë faktin që Kosova ka shënuar progres në luftën kundër diskriminimit.

“Askush nuk mund të mohojë faktin që vendi jonë ka shënuar progres në luftën kundër diskriminimit.  Megjithatë, së bashku me akterët relevantë, duhet të vazhdojmë të angazhohemi që të gjithë qytetarët të ndihen dhe të jetojnë të barabartë”, u shpreh ndër të tjera Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat